Në një bankë deponohen 251 monedha nga 2 euro false në Prishtinë

08:41 | 08 Nëntor 2023
ne-nje-banke-deponohen-251-monedha-nga-2-euro-false-ne-prishtine

Në një bankë në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë janë deponuar të martën 251 monedha nga 2 euro false, ku vlera e tyre është 502 euro.

Policia ka njoftuar se në bankomatin e bankës nga një klient tjetër është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që dyshohet se është e falsifikuar.

“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, njofton policia në raportin 24-orësh.

Komento: