Në ora 10:00 mbyllet afati për ankesa në PZAP – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Në ora 10:00 mbyllet afati për ankesa në PZAP

08:08 | 08 Nëntor 2019

KQZ të enjten ka shpallur rezultatin final të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Disa parti përfshirë LDK-në dhe PDK-në tashmë kanë dorëzuar ankesa.

Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në ora 10:00 të ditës së sotme.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Ndryshe, ankesat e para vetëm kanë shkuar në adresë të PZAP-së.

Partitë që kanë dorëzuar ankesa janë LDK, PDK, koalicioni Nisma-AKR-PD si dhe partitë e minoriteteve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!