Në orën 14:00 Kuvendi diskuton për Tribunalin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Në orën 14:00 Kuvendi diskuton për Tribunalin

12:24 | 16 Maj 2019

Kuvendi i Kosovës do të diskutojë për Tribunalin në orën 14:00.

Pas përfundimit të dy pikave të para të rendit të ditës, atë të deklarimeve jashtë rendit, si dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00.

Në këtë periudhe Kuvendi pritet të procedojë me pikat e mbetura të rendit të ditës që kanë të bëjnë me Tribunalin për krimet e Serbisë në Kosovë.

Këto janë pikat tjera të rendit të ditës:

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!