Në postimin e fundit IKSHPK-ja bëri një ‘huqje’ të çuditshme

23:07 | 03 Gusht 2020

Huqja e çuditshme e Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë një huqje të çuditshme në postimin e fundit në faqen në rrjetin social Facebook.

Ndërsa i ka quajtur dezinformata, lajmet ku shkruhej për mosrespektim të rekomandimeve të masave, IKSHP ka shkruar se “virusi është kudo dhe nuk e zgjedh askënd, derisa gjithkush ka drejt të infektohet”.

Ndaj kësaj huqje të IKSHP-së kanë reaguar qytetarët duke e quajtur një skandal.

Kurse ka pasur qytetarë që kanë ironizuar duke pyetur IKSHP-në se “a kanë drejt të infektohen”.

Komento: