Në Prishtinë ndizen qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridonën

17:44 | 04 Dhjetor 2023
ne-prishtine-ndizen-qirinj-ne-shenje-dhimbje-dhe-kujtimit-per-liridonen

Të hënë në mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës janë ndezur qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridona Admeja, e cila  u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor, raporton Ekonomia Online.

Leonora Shabani, organizatore e kësaj ngjarje tha se ngjarja me të cilën është përballur Lirdona mund të i ndodh çdo nënë e gruaje, e për këtë ajo tha se bashkëndjen më familjen e të ndjerës.

“Bashkëndjejmë me familjen Ademaj, kjo mund të na ndodhë edhe në si nënë, grua”, tha ajo.

Të hënën në praninë e qindra qytetarëve, familjarëve e zyrtarëve të lartë shtetëror është bërë rivarrimi i Liridona Ademajt në fshatin Rracaj të Gjakovës. Më kërkesë të familjarëve ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.

Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij.

Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Komento: