Në Prishtinë sot do të zbulohet busti i Bob Dole

09:21 | 30 Gusht 2020

Sot në Prishtinë do të zbulohet busti i Bob Dole.

Nga sot e tutje në Prishtinë do të jetë i vendosur edhe busti i ish senatori amerikan – mikut të shqiptarëve, Bob Dole.

Ceremonia e zbulimit do të mbahet në orën 13:00 në rrugën me emrin e tij, transmeton Klan Kosova.

Kjo ngjarje do të mbahet me rastin e shënimit të 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të SHBA në Kosovë të cilin atë kohë e udhëhiqte Dole.

Më rastin e zbulimit të bustit, Kryeministri Avdullah Hoti do t’u drejtohet pjesëmarrësve.

Komento: