Në Prizren gjuajtje me armë zjarri në lokal ku po mbahej muzikë live

09:56 | 12 Maj 2022

Gjuajtje me armë zjarri në lokalin ku po mbahej muzikë live në Prizren.

Një person i dyshuar ka hyrë në një lokal ku po mbahej muzikë live në Lubizhd të Prizrenit dhe ka shtënë me armë zjarri.

Nga shkrepjet e plumbave nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, raporton Gazeta Express.

Hetuesit policorë dhe krim-teknika në vendngjarjes kanë gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale: gjashtë gëzhoja, dy predha dhe dy mbështjellës të predhave.

Personi i dyshuar është në kërkim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datën 11 maj 2022, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion për gjuajtje me armë zjarri në një lokal ku mbahej muzikë ”live” në fshatin Lubizhd të Prizrenit. Veprimet policore ishin të menjëhershme. Policia ka kontaktuar me dy punëtorë (dëshmitarë) të cilët kanë qenë në lokal. Ata kanë deklaruar se një person ka hyrë me një armë automatike dhe kishte gjuajtur me të. Nuk kishte persona të lënduar përveç dëmeve materiale dhe i dyshuari ishte larguar. Hetuesit policorë dhe krim teknika në vendngjarjes kanë gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale: gjashtë (6) gëzhoja, dy (2) predha dhe dy (2) mbështjellës të predhave. Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori kujdestar me veprimet e ndërmarra. Personi i dyshuar është në kërkim. Rastin po e heton Sektori i Hetimeve të stacionit policor në Prizren.

Komento: