Në Qeveri megjithatë nuk po kursejnë, në zyra s’janë fikur dritat

00:02 | 25 Dhjetor 2021

Kryeministri, Albin Kurti dhe persona të tjerë të kabinetit të tij qeveritarë kanë bërë thirrje disa herë që të kursehet energjia elektrike. Megjithatë, vetë qeveria nuk po kursejnë.

Në objektin e Qeverisë së Kosovës, disa zyra sonte janë parë me drita ndezur, përkundër se është pothuajse mesnata, raporton KK.

Ndërkohë që sot Albin Kurti në urimin e Krishtlindjeve, në postim përdori fotografi ku shihet zyra e tij me dritë të mekur.

Kosova aktualisht është duke u përballur me një krizë energjetike, e paprovuar në dhjetë vitet e fundit. Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se reduktimet janë planifikuar të zgjasin për 60 ditë, e sot është dita e tretë ku vendi përballet me reduktime.

Lidhur me këtë krizë, Kurti ka thënë se s’ka pasur mundësi të blihet rrymë më herët për t’u evituar kriza energjetike pasi rrymën s’mund ta konzervosh në frigorifer.

“Jemi kritikuar që është dashur të blejmë energji elektrike më herët por nuk ka qenë e mundur sepse s’mund të blesh energji elektrike dhe ta konzervosh në frigorifer je shumë i ekspozuar ndaj çmimeve të bursës dhe nuk ka asnjë vend në rajon që është vend eksportues të gjithë janë duke importuar. Ne jemi goditur rëndë sepse jemi vend më i varfër se të tjerët sepse shtatë herë më shumë shpenzon më shumë energji elektrike amvisëria në raport me industrinë”, ka thënë Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës, raporton Gazeta Express.

Një grup qytetarësh tashmë kanë vendosur që të protestojnë të hënën. Kërkesat e tyre janë shkarkimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Pastaj, nacionalizmi i KEDS-it dhe furnizimi me rrymë 24 orë.

Komento: