Në QKUK dhe spitale po trajtohen 11 pacientë me koronavirus

11:01 | 25 Mars 2022

11 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në QKUK dhe spitale.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur të premten se 11 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, 7 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 4 post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient dhe Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.

Komento: