Në Shqipëri provimet e maturës, Zhupa: Të hënën nisin protestat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Në Shqipëri provimet e maturës, Zhupa: Të hënën nisin protestat

16:21 | 26 Qershor 2022

Provimet e maturës në Shqipëri, Zhupa: Të hënën nisin protestat.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, thotë se ditën e hënën në orën 16:00 maturantët do të nisin protestat për hartimin dhe vlerësimin tezave të provimeve në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Zhupa thotë se provimi I biologjisë ka ja qenë jashtë standardit dhe jashtë programeve mësimore që kanë marrë gjatë këtyre viteve maturantët.

Deputetja demokrate I bën thirrje ministres së Arsimit, Evis Kushi që të heq nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit, të ndryshohen kufijtë e vlerësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi.

Zhupa thotë se për të gjitha gabimet e gjetura në tezat e provimeve duhet të mbajë përgjegjësi edhe Qendra e Sherbimeve Arsimore./Klan

Komento: