Në Shqipëri vjen i nxehti afrikan

09:08 | 27 Qershor 2022

I nxehti afrikan në Shqipëri, parashikimi i motit për sot.

A jeni përgatitur për valën afrikane të të nxehtit? Sipas Meteoalb moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizotëron në të gjithë vendin deri pas mesdite kur priten vranësira të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira më të dendura në zonat malore, mundësia për shira është thuajse zero edhe në këto zona. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Për sa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijon sërish i kthjellët me vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Qëndrore dhe vendet Skandinave. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë rajonin e Balltikut duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta mbizotërojnë në gadishullin Iberik, gadishullin Ballkanik si edhe brigjet detit të zi.

Republika e Kosovës

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë paradites por orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin e Kosovës, më të theksuara në ekstremin verior por mundësira për reshje është thuajse zero.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta karakterizojnë kushtet atmosferike në të gjithë MV deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë MV por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Komento: