Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, sonte Bora Zemani ballafaqohet me Donaldin dhe Beatrixi

18:17 | 03 Dhjetor 2021

Sot do të ketë një përballje interesante në Big Brother Albania Vip.

Ditëve të fundit, emri i moderatores Bora Zemani ka qenë shumë i përfolur në media, për shkak të raportit që ka krijuar ish-partneri i saj, Donald Veshaj, me Beatrix Ramosaj në Big Brother VIP.

E sonte, ajo do të përballet me Donaldin dhe Beatrixin.

Këta të fundit janë parë mjaft të afërt dhe pranuan se kanë një pëlqim ndaj njëri-tjetrit, madje mbrëmjen e djeshme shkëmbyen dhe puthjen e parë.

Moderatorja Bora Zemani do të hyjë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të diskutuar gjerë e gjatë për këtë temë shumë të diskutuar.

Komento: