Në tre muaj 108 persona u sulmuan nga qentë endacakë në kryeqytet

19:13 | 23 Prill 2022

Qenët endacakë po vazhdojnë të jenë një problem i madh.

Në qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet, 108 persona kanë kërkuar trajtim si pasojë e sulmeve nga qentë endacakë.

Ndërsa Komuna e Prishtinës ende nuk ka vendosë se ku do të bëjë lokacionin për strehimoren e këtyre kafshëve meqë ajo në Siqevë u refuzua nga Ministria e Mjedisit, për çështje procedurale.

Komento: