Nedved zbulon të ardhmen e Pirlos dhe Ronaldos – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nedved zbulon të ardhmen e Pirlos dhe Ronaldos

08:51 | 11 Maj 2021

Nedved thyen heshtjen: Zbulon të ardhmen e Pirlos dhe Ronaldos.

Humbja brenda fushe ndaj Milanit e largon Juventusin nga Liga e Kampionëve dhe në mënyrë të pashmangshme, Valerio Staffelli shkoi në Torino duke dorëzuar Tapiro D’Oro te bardhezinjtë.

Programi i famshëm “Striscia la Notizia” sigurisht që nuk ka humbur rastin dhe ka përfituar. Sot pati mbledhja mes Agnellit, drejtuesve Paratici dhe Nedved, por edhe trajnerin Andrea Pirlo.

Sipas asaj që u mësua tekniku është konfirmuar nga klubi bardhezi edhe për 3 ndeshjet.

Por, sipas Pavel Nedved, Pirlo do të jetë edhe sezonin tjetër.

“Ka disa vështirësi, është normale, por ne do të luftojmë deri në fund”, pranoi Nedved, i cili, duke dalë nga Continassa, gjithashtu donte të sqaronte të ardhmen e Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldo: “Pirlo sigurisht mbetet këtu edhe sezonin tjetër, ashtu sikurse edhe Ronaldo”.

Komento: