Neki Emra gjobitet nga policia, kjo është arsyeja

16:06 | 04 Qershor 2021

Neki Emra gjobitet nga policia për shkak të përdorimit të navigacionit.

Këngëtari i njohur nga Prizreni, Neki Emra, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, ndërsa së fundmi ka shprehur një shqetësim lidhur me një ngjarje që i ka ndodhur.

I njëjti tregon se ditën e djeshme (e enjte) është gjobitur nga policia për shkak të përdorimit të navigacionit gjatë drejtimit të automjetit.

“Dje policia më dënoj për përdorim të navigacionit në telefon (Google Maps). Kam shëtitur Amerikën, Evropën, Anglinë e shumë e shumë vende nëpër botë. Taxi, Uber, Lyft e njerëzit e njohur që më kanë vozitur, duke më përfshirë edhe mua që kam vozitur gjysmën e Evropës, kanë përdorur ‘google maps’ në telefon për adresa dhe orientim”.

“Oj Kosovë oj nëna ime”, kanë qenë fjalët e këngëtarit shqiptar në postimin e publikuar në rrjetin e tij, Facebook.

Raste të tilla për thyerjen e rregullave në komunikacion janë të shumta dhe dënimi për përdorim të celularit raportohet të jetë 40 euro.

Komento: