Nëna e Donaldit nuk e deshi lidhjen e djalit të saj me Borën- ky është qëndrimi i saj për Beatrix

09:48 | 06 Dhjetor 2021

Nuk e ka dashur borën si nuse- dalin detajet për nënën e Donalit.

Bora dhe Donald dikur përbënin çiftin më të dashur në mediat rozë. Ata përjetuan një dashuri dyvjeçare e cila më pas u shua pasi që cilësohej si një lidhje toksike.

Edhe Donaldi shpesh në Big Brother Vip ka treguar se lidhja me Borën u bë toksike për shkak të xhelozive, tensioneve e keqkuptimeve të shumta që ndodhnin në mes dyshes.

Të gjitha këto ndikuan që Donaldi ti mblidhte plaçkat e të largohej nga banesa në Tiranë ku bashkëjetonin me Bora Zemanin.

Mirëpo, burime të Pamorama Plus kanë treguar se kundër lidhjes së tyre ishte edhe nëna e tyre pasiqë mendonte se për arsye problemeve të shumta është një lidhje pa ardhmëri.

Kjo mbase ishte edhe arsyeja që pasi Donaldi dhe Beatrix u afruan me njëri-tjetrin prindërit erdhën në Big Brother Vip jo vetëm për ta takuar por edhe për ti ndezë dritën jeshile pro lidhjes me Beatrixën.

Bora ka reaguar mbrëmë për herë të parë në lidhje me Donaldin ku ka bërë kërkesë nga ndjekësit të mos e gjykojnë Donaldin e mos ta kryqëzojnë.

Komento: