Nëna e Ronaldos shpërtheu në lot në momentin kur djali i saj shënoi gol në debutim në Old Trafford

11:10 | 12 Shtator 2021

Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores ishte e pranishme ditën e djeshme në tribunën e “Old Traford”, për të ndjekur djalin e saj në ndeshjen e parë pas rikthimit te klubi i cili e bëri një superyll.

Debutimi pas rikthimit shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme për CR7-ën i cili realizoi dopietë ndaj Newcastles.

Maria Dolores nuk mund t’i mbante lotët, teksa Ronaldo shënoi gol.

Pamjet e momentit kur ajo e emocionuar shpërtheu në lot, u bënë virale në rrjetet sociale.

Komento: