Nëna ia mori jetën foshnjës së saj dy muajsh, ndërsa përpiqej ta ndalonte të qante – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nëna ia mori jetën foshnjës së saj dy muajsh, ndërsa përpiqej ta ndalonte të qante

11:26 | 08 Mars 2019

Një nënë është akuzuar se ia ka marrë jetën foshnjës së saj.

Abigail Palmer është akuzuar për shtypjen e kraharorit të të vajzës së saj Teri-Rae, me forcë të tillë që ajo ka thyer gjashtë nga brinjët e të porsalindurës.

Palmer, 33 vjeç, nga Redfern Close, Solihull, West Midlands, mohon qw ia ka amrrw jetwn foshnjës.

Birmingham Crown tha se foshnja vdiq më 2 janar 2017 – nëntë javë pas lindjes.

Juristët dëgjuan se Palmer kishte përdorur doza kokaine gjatë shtatzënisë së saj.

Ajo dyshohet se ka thyer dy brinjë të fëmijës një ditë para vdekjes së saj, si dhe në fund të dhjetorit 2016-ës
Disa nga brinjët e Teri-Rae-it u gjetën të ngjeshur, ndërsa të tjerët i’a kishin shkaktuar vdekjen.

Prokuroria, Jonas Hankin QC, tha: “Duhet shumë forcë për të shkaktuar thyerje të brinjës në një foshnje”.
“Prania e thyerje të brinjës në një fëmijë të kësaj moshe është tregues i dëmtimeve të qëllimshme.
“Prania e thyerjeve të shumta të pashpjeguara të brinjëve në raste të shumta, siç është këtu, është shumë indikative për dëmtime abuzive”.

“Rasti i prokurorisë është në çdo rast e pandehura, Abigail Palmer, i ka shkaktuar këto lëndime në foshnjën e saj duke shtypur mbi gjoksin e saj, me gjasë të heshtë atë duke qarë”.

Gjykata dëgjoi se Palmer mohon dëmtimin e Teri-Rae dhe këmbëngul që fëmija nuk ishte kurrë larg syve të saj. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!