Nënkampioni demolohet nga Feronikeli

15:31 | 20 Shtator 2020

Feronikeli tregon forcën ndaj nënkampionit, rrëzon Gjilanin me tri golat e Grecës për tri pikët e para.

Feronikeli e ka nisur edicionin e ri në Superligën e Kosovës me një fitore të lehtë kundër Gjilanit.

Ndonëse në letër nuk dukej të ishte favorit i madh, Feronikeli shënoi tri herë për të marrë tri pikë ndaj Gjilanit (3:0), shkruan lajmi net.

Skuadra e Afrim Tovërlanit kaloi në epërsi qysh në minutën e 14’, kur Bedri Greca shënoi me kokë, pas asistimit të Mendurim Hotit.

Loja e mirë e skuadrës nga Drenasi vazhdoi dhe përsëri Greca shënoi për 2:0, kësaj radhe me një goditje të bukur pas një aksioni individual.

Greca kompletoi het trikun e tij në minutën e 54’, duke vulosur kështu edhe rezultatin final të këtij takimi.

Feronikeli i Afrim Tovërlanit tashmë numëron tri pikët e para në sezonin e ri, kurse Gjilani i Mezanit ngec në ndeshjen e parë.

Komento: