Nënkryetari i LDK-së pas ftesës së Kurtit: Vendosim pas mbledhjes

09:08 | 08 Prill 2025
nenkryetari-i-ldk-se-pas-fteses-se-kurtit:-vendosim-pas-mbledhjes


Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri, për FrontOnline pas raportimit në media se kreu i VV-së, Albin Kurti, i ka dërguar ftesë për takim, kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, për një takim për të enjten me datë 11 prill.

Muhaxhiri, deklaron se deri më tani nuk është i informuar për një ftesë të tillë.

”Nuk jam i informua” thotë ai.

Por, Muhaxhiri, thotë se nëse ka ardhur ndonjë ftesë, kryetari i LDK-së sipas tij, do i thërret në takim nënkryetarët dhe sekretarin e partisë për ta diskutuar këtë punë.

”Nëse ka ardhur far letre ai kryetari (Abdixhiku) tash i thirrë (mbledhjen, takimin) nënkrytarët dhe sekretarin, e diskuton këtë punë, por unë nuk e di që ka ardhë, por do të diskutojmë për këtë ftesë”  u shpreh ai.

I pyetur se cili është qëndrimi i tij për letrën e dërguar nga Kurti, Muhaxhiri tha se nuk mund të flas agjë, pa u diskutuar në parti.

”Nuk mundëm me fol asgjë, pa e diskutu me parti” potencoi ai.

‘’Vendosim pas mbledhjes’’ tha krejt në fund ai.

Komento: