Nënshkrimi i kontratës mes KEDS-it dhe Elektrosever, Rohde: Nevojitet zbatim i qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme

12:42 | 11 Dhjetor 2023
nenshkrimi-i-kontrates-mes-keds-it-dhe-elektrosever,-rohde:-nevojitet-zbatim-i-qendrueshem-pa-vonesa-te-metejshme

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode, ka thënë se pas nënshkrimit të kontratës ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever, nevojitet zbatim i qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme.

Rode ka deklaruar përmes rrjetit social “X” se nënshkrimi i kontratës është një lajm i mirë.

“Lajm vërtet i mirë. Tani na duhet një zbatim i qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme”, tha Rode.

Paraprakisht, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se nënshkrimi i kontratës është “një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë dhe në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Komento: