Nervozohet Daçiq, i kërkon Shqipërisë të kërkojë falje publike pas deklaratave të Gent Cakajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nervozohet Daçiq, i kërkon Shqipërisë të kërkojë falje publike pas deklaratave të Gent Cakajt

17:47 | 08 Nëntor 2019

Ivica Daçiq nervozohet pas deklaratave të Gent Cakajt për luftën në Kosovë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nervozuar fort me një deklaratë e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili ka thënë se Serbia është fajtore për vrasjen e 12 mijë shqiptarëve, deportimin e miliona njerëzve dhe dëmet miliona dollarëshe që janë shkaktuar gjatë luftës së fundit.

Daçiq ka thënës e Shqipëria përveç që duhet të kërkojë falje publike, duhet që të distancohet nga deklaratat e bëra nga Cakaj, pasi siç thotë Dacic ai ka ofenduar shtetin dhe popullin serb.

“Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres kërkimfaljen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiq teksa ka përmendur deklaratat e Cakajt.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë.

Sipas tij deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!