Nëse jo në janar, Juventusi në verën e ardhshme ia rrëmben yllin e madh Milanit

23:33 | 18 Shtator 2021

Merkato e futbollistëve është mbyllur zyrtarisht duke pritur vitin e ri, por në korridoret e skuadrave lëvizjet janë të shumta. Ndër më aktivët dhe shpesh deciviz është agjenti Mino Raiola, i cili është rikthyer të flasë për dy emra tepër të nxehtë, Gianluigi Donnaruma dhe Paul Pogba.

Portieri italian vendosi të transferohej te Paris Saint Germain nga Milani me parametra zero, lëvizje që është cilësuar si tradhti nga ana e tifozëve kuqezi.

Por të njëjtin mendim nuk ndan, Raiola, i cili tha se kampioni i Europës mori vendimin e jetës, diçka që mund ta kishte bërë edhe para katër viteve. Ai shtoi se nuk e kuptoi vendimin e Juventusit për ta lënë Donnarumma-n të firmosë me një tjetër skuadër.

Sa i përket Pogba, për Raiola gjasat janë që ai të kthehet sërish në Torino, por fjala e fundit mbetet në kahun e Juventusit. Në intervistën e gjatë, agjenti foli edhe për dy mbrojtësit, De Ligt dhe Romagnoli, të cilët i konsideroi si më të mirët në Europës. Për të, italiani i Milanit mund të largohet në drejtim të Juventusit, por edhe De Ligt është në prag lamtumire, pasi ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Komento: