Nëse Kurti është burrështetas e themelon Asociacionin, thotë Canaj

18:33 | 26 Prill 2024
nese-kurti-eshte-burreshtetas-e-themelon-asociacionin,-thote-canaj

Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij mosbesimi, Canaj thotë se ndërkombëtarët po kërkojnë veprime konkrete nga Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe pastaj të vazhdohet me Këshillin e Evropës. Më tej Canaj shton se nëse Kurti është burrështetas, ai do të themelojë Asociacionin, pasi burrështetasit marrin vendime të rënda

Sipas tij, ndërkombëtarët po kërkojnë Kurtit “lëvizje konktrete” në drejtim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pastaj të vazhdohet me Këshillin e Evropës.

‘Natyrisht që është kështu (se duhen veprime drejt themelimit të Asociacionit), së paku kështu po thonë francezët, gjermanët e amerikanët. Që duhet një indice konkrete në drejtim të themelimit të Asociacionit. Që pastaj të vazhdohet më Këshillin e Evropës. Pse ndodhë kjo dhe pse nuk i besohet më Albin Kurtit.

Që ai kur premton dhe garanton diçka pa e parë zezën mbi të bardhën, ata nuk i besojnë më, se Kurtit nuk i beson më askush… nuk po i beson Macroni, Bideni, s’po i beson askush në botë”, ka thënë Canaj, në “FIVE” të Dukagjinit.

Komento: