Nëse Messi e bën këtë gjë, Bartomeu jep dorëheqje

19:13 | 27 Gusht 2020

Messi pritet ta lë Barcelonën.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu do të jap dorëheqje nga pozita e tij në qoftë se Messi publikisht zotohet se do të qëndroj në Barcelonë.

Bartomeu i cili është cak i shumë sulmeve nga fansat, është në vitin e fundit të mandatit me zgjedhjet që janë konfirmuar të mbahen në mars të vitit tjetër.

Shumë fansa të klubit mendojnë se ai duhet të largohet tani, ku u mbajtë edhe një protestë në ‘Camp Nou’ për të kërkuar largimin e tij.

Por sipas një lajmi nga TV3, Bartomeu është i gatshëm të jap dorëheqje në qoftë se Messi publikisht pranon se do të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Messi është lojtari më i rëndësishëm në histori të Barcelonës, ku ka shënuar 634 gola në 732 paraqitje për klubin. Ai ka fituar 6 topa të artë ndërkohë gjithë karrierën profesionale e ka kaluar në klubin nga Spanja.

Komento: