Nëse ndodh kjo, Allegri rikthehet në Milan

18:57 | 21 Janar 2020

Massimiliano Allegri mund të rikthehet në Milan gjatë verës që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, përcjell express.

Kohëve të fundit flitet se trajneri italian do ta marrë në dorë Manchester Unitedin gjatë verës që vjen.

Mirëpo, nëse dështon kjo marrëveshje, atëherë ish-trajneri i Juventusit mund të rikthehet në “San Siro”.

Allegri kishte punuar një kohë tek Milani, ku e kishte një eksperiencë të suksesshme.

Në anën tjetër, krahas tij, Unitedi e ka në opsion edhe ish-trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Komento: