Nëse ndodh kjo, Gotze transferohet në Milan

11:28 | 18 Maj 2020

AC Milan ende është duke menduar nëse do të bëjë një ofertë kontrate për lojtarin e Borussia Dortmund, Mario Gotze.

Kontrata e tanishme e Gotze me Dortmund skadon më 30 qershor që do të thotë përfaqësuesit e tij në mënyrë aktive do të kërkojnë një destinacion të ri për fituesin e Kupës së Botës, përcjell ORAinfo.

27-vjeçari me sa duket ishte propozuar te Milano në dritaren e dimrit, por transferimi i tij nuk ndodhi.

Calciomercato raporton sot se Milani ende po mendon të bëjë një ofertë për Gotze.

Raporti thotë se kuqezinjtë shpresojnë që gjermani të ulë kërkesat e tij për pagë, pasi paga që ai merr aktualisht në Dortmund bie jashtë parametrave të tyre.

Nëse lojtari pajtohet me kushtet e Milanit, atëherë gjasat qe ta shohim atë në ‘San Siro’ janë të mëdha. /ORAinfo/

Komento: