Nëse ndodh kjo, Tomori largohet nga Milan

15:21 | 18 Maj 2021

Dështimi për të arritur në katërshen e parë të Serie A, do të bëjë që Fikayo Tomori të largohet nga Milan për tu rikthyer në Chelsea.

AC Milan dëshiron ta mbajë Fikayo Tomorin përtej fundit të sezonit, por kualifikimi i Ligës së Kampionëve mund të jetë thelbësor, pretendon Il Corriere dello Sport, përcjell ORAinfo

Milani shkon në Bergamo për t’u përballur me Atalanta të dielën duke ditur se një fitore do të garantonte një katërshe të mirë, por tensioni është i lartë pasi ekipi nuk arriti të mposhtte Cagliari në ndeshjen e javës që lam pas.

Atalanta nuk do të jetë kafshatë e lehtë për tu kaluar, pasi ka arritur që ta moshtë Milanin 5-0 dhe 3-0 në tre takimet e fundit.

Tomori do të thirret për të pasur një lojë të shkëlqyeshme nëse Milani dëshiron të fitojë, dhe Il Corriere dello Sport vlerëson të ardhmen e mbrojtësit, të cilin Milano do të donte ta nënshkruante përgjithmonë nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Ky operacion do të ishte padyshim më i sigurt dhe më i lehtë nëse skuadra e Stefano Pioli do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve pasi dështimi për të goditur katër të parët do të rezultojë në një buxhet të reduktuar për mercato.

Do të nevojiten 28 milionë euro të majme për ta bërë lëvizjen e anglezit një lëvizje të përhershme, e cila mund të jetë shumë për Milanin nëse nuk mund të mbështeten në të ardhura shtesë të cilat do t’i gjeneronte nga Liga e Kampionëve. /ORAinfo/

Komento: