Nesër borë në Kosovë, ky është parashikimi i motit

12:37 | 03 Prill 2021

Instituti Hidrometeorologjik njofton se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore.

Temperaturat do të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Komento: