“Nesër do të bëhet zhvarrimi”- Familjari i Liridona Ademajt flet për Insajderin

15:36 | 03 Dhjetor 2023
“neser-do-te-behet-zhvarrimi”-familjari-i-liridona-ademajt-flet-per-insajderin


Liridon Ademaj, familjari i së ndjerës Liridona Ademaj, ka konfirmuar se trupi i motrës së tij do të zhvarroset nesër.

Ademaj këtë e ka konfirmuar shkurtimisht për Insajderin, duke thënë se kanë pranuar vendimin për këtë dhe se procesi i ri-varrimit do të bëhet nga ora 14:00.

Familjarët e Liridona Ademaj kanë bërë kërkesë tek prokurorja Besa Limani për zhavrrosjen dhe rivarrosjen e trupit të së ndjerës.

Në dokumentin që ka siguruar Insajderi nga familjarët e Liridonës, kërkohet që varrimi të mbetet krejtësisht privat.

“Kërkojmë nga ju që të na mundësoni që trupin e vajzës tonë Liridona Ademja ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Do ta vlerësonim nëse kërkesën tonë do ta aprovoni në procedurë të shpejtuar”.

“Përmes policisë të na siguroni privatësi të plotë dhe kërkojmë që pamjet e varrimit të mbesin krejtësisht private”, thuhet në dokument.

 

Komento: