Nesër Fero del para gjykatës

15:20 | 26 Korrik 2022

Fero nesër del para gjykatës.

Një video që u publikua nëpër media e rrjete sociale, u bë mollë sherri që reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, të bie në prangat e Policisë.

Në video, Fero shihet duke e rrahur brutalisht një qytetar, derisa ky i fundit ndodhej brenda një veture. Këtë situatë, sipas raportimeve mediale, e provokoi kënga e reperit tjetër Unikkatil, ku mes vargjesh i bën ‘diss’ reperit nga Gjilani.

Pas arrestimit, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Feros, ndërsa nesër ai pritet të dalë para Gjykatës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka njoftuar se seanca dëgjimore ndaj Feros do të mbahet nesër në orën 09:30.

“Mund të ju konfirmoj që është pranuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në fjalë, ndërsa seanca dëgjimore do të mbahet me datë 27.07.2022, 09:30 minuta”, tha Shkodra.

Fero ngarkohet me veprën penale “Sulm” nga neni 184 i KPRK-së.

Komento: