
Ekipi i ish-presidentit Hashim Thaçi ka rikthyer në vëmendje një postim të tij të publikuar më 27 nëntor 2019, në të cilin ai uronte Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në këtë postim, të publikuar shtatë vjet më parë, Thaçi kishte vënë në pah rëndësinë e lirisë, shtetit të pavarur dhe ushtrisë, duke i cilësuar ato si simbole të identitetit dhe krenarisë së Kosovës.
“Jemi bashkë, ashtu siç kemi qenë gjithmonë. Siç kanë qenë edhe breza të tërë para nesh. Bashkë në ditë të vështira dhe në ditë të mira!”, shkruante Thaçi në mesazhin e tij të atëhershëm.
Ai gjithashtu kishte theksuar se liria, shteti i pavarur dhe ushtria “po na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”.