Nesër Kosova dhe Holanda nënshkruajnë një marrëveshje, ministria jep detaje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nesër Kosova dhe Holanda nënshkruajnë një marrëveshje, ministria jep detaje

14:15 | 16 Shtator 2020

Të enjten Kosova dhe Holanda nënshkruajnë një marrëveshje, ministria jep detaje.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Holandë, ku edhe do të takohet me homologun e saj dhe zyrtarë të lartë të këtij shteti, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, thuhet se kryediplomatja do të takohet me homologun e saj, Ministrin holandez të Punëve të Jashtme, Stef Blok, me të cilin do të diskutojë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe zhvillimet politike në rajon.

Në njoftim është bërë e ditur se Haradinaj do të nënshkruaj edhe një marrëveshje gjatë qëndrimit në këtë shtet.

“Kryediplomatja Haradinaj-Stublla do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë holandezë, derisa në Hagë të enjten do të nënshkruaj edhe një marrëveshje të rëndësishme për qytetarët e të dyja vendeve – Marrëveshjen për Sigurimet Sociale Kosovë – Holandë. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, ministrja Haradinaj Stublla do të vizitojë Institutin Clingendael me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me fokus në politikën e jashtme, marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacinë ekonomike dhe siguria ndërkombëtare, dhe me qëllim ngritjen e shkathtësive profesionale të diplomatëve dhe të shërbyesve civil të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Komento: