Nesër nis faza e tretë, këto janë veprimtaritë që hapen

10:37 | 31 Maj 2020

Faza e tretë e lehtësimit të masave fillon nesër me 1 qershor.

Nga nesër në Kosovë fillon faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, tka njoftuar Ministria.

Në këtë fazë pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.

Komento: