Nesër nuk mbahet mësim në shkollën “Shaban Idrizi” në Mitrovicë, erërat dëmtuan kulmin e objektit

19:53 | 05 Nëntor 2023
neser-nuk-mbahet-mesim-ne-shkollen-“shaban-idrizi”-ne-mitrovice,-ererat-demtuan-kulmin-e-objektit

Era ka dëmtuar kulmin e shkollës “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, e cila bëri të ditur se nesër nuk do të zhvillohet mësimi.

“Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të SHFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar. Për arsye se erërat e forta e kanë hjekur pjesën më të madhe të kulmit të shkollës, ju njoftojmë se mësimi nesër nuk do të zhvillohet”.

“Për hapat e mëtejm do të ju njoftojmë me kohë përmes menaxhimentit të shkollës. E falënderoj policinë e Kosovës si dhe zjarrfikësit për intervenimin e tyre.Gjithashtu e falënderoj edhe sekretarin e shkollës dhe stafin teknik që me përkushtim profesional në këto situata të vështira për shkollën ishin në shkollë në krye të detyrës”, ka shkruar Kadriu në Facebook.

Komento: