Nesër ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës do të jetë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore

16:03 | 18 Prill 2024
neser-ora-e-pare-e-mesimit-ne-shkollat-e-prishtines-do-te-jete-sensibilizuese-kunder-dhunes-ne-baza-gjinore

Drejtoresha e Arsimit në Komunë e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu ka marr vendim që nesër në të gjitha shkollat ora e parë e mësimit të jetë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore.

Në vendimin e lëshuar thuhet se kjo vjen pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave në Kosova.

“Kjo orë mësimore do t’i shërbejë sensibilizimit të nxënësve në frymën e respektimit të rolit të vajzave dhe grave në famije e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndaljen e dhunës ndaj tyre”, thuhet në njoftim.

Komento: