Nesër organizohet marsh në Podujevë, kërkohet drejtësi për Lulzim Fejzullahun

12:08 | 27 Janar 2024
neser-organizohet-marsh-ne-podujeve,-kerkohet-drejtesi-per-lulzim-fejzullahun

Nesër do të organizohet një marsh për të kërkuar drejtësi për 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu nga Podujeva, i cili u shkel me veturë dhe u rrah brutalisht për vdekje nga dy persona më 13 janar.

Vendtakimi do të bëhet në ora 13:00 në vendin ku u vra Lulzimi.

Kështu ka njoftuar aktivistja Zana Avdiu.

“Bejni share, dhe ftoni te gjithe te bashkohen ne kete marsh per drejtesi, ne perkrahje te familjes se Lulzimit!”, ka shkruar ajo./Front Online

Komento: