Nesër protesta e Vetëvendosjes, kjo është porosia e kryeministrit Haradinaj

20:02 | 25 Prill 2019

Haradinaj flet për protestën e Vetëvendosjes.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje e cila ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste te premten për shkarkimin e Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, që të sosë të gjitha rrugët tjera institucionale për të shprehur kundërshtinë për çështje të caktuara.

“Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar. Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj. Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë”.

Komento: