Nesër temperatura verore në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nesër temperatura verore në Kosovë

20:10 | 22 Shkurt 2020

Nesër në Kosovë mot me diell e vranësira të pjesshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër, më 23 shkurt, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Komento: