Nesër vazhdon Takimi VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim

23:29 | 04 Nëntor 2021

Kuvendi i Kosovës nesër do të ketë një agjendë të ngjeshur.

Të premten, më 5 nëntor 2021, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet dita e dytë dhe e fundit e Takimit VII të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga Kuvendi i Kosovës.
Sipas njoftimit pas takimit, do të ketë konferencë për media nga dy bashkëkryesuesit e takimit.

Kjo është agjenda:
9:00 – 12:30 – Sesioni i dytë i punës i Takimit VII të KPSA-së BE-Kosovë
Vendi: Salla plenare e Kuvendit të Kosovës

12:30 – 12:45 – Konferenca për shtyp e të dy bashkëkryesuesve: znj. Mimoza Kusari – Lila dhe z. Romeo Franz.
Vendi: Holli i Kuvendit

Gjatë takimit, përfaqësuesit e mediave duhet t’u përmbahet masave për parandalimin e virusit Covid 19.

Komento: