Neuer po largohet nga Bayerni, lajmërohet kjo skuadër

16:43 | 27 Mars 2020

Manuel Neuer duket se ka vendosur t’i ndajë rrugët me Bayern Munich.

Gjatë ditës së djeshme ‘Bild’ raportoi se Neuer ka refuzuar ofertën e Bayern Munich për vazhdimin e kontratës.

Bavarezët i ofrojnë atij zgjatje një vjeçare, dhe ai po kërkon një kontratë katër vjeçare.

Kjo do të thotë se Neuer këtë verë mund të ndryshojë skuadër, dhe këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë Chelsea.

Frank Lampard tashmë nuk po konsideron të ardhmen në portierin Kepa Arrizabalaga, dhe Neuer do t’i besohej vendi i portierit spanjoll.

Komento: