Newcastel po ia merr Milanit super lojtarin

23:58 | 05 Janar 2020

Piatek në plane të Newcastles.

Trajneri i Newcastle Unitedit, Steve Bruce është në bisedime me Milanin për transferimin e sulmuesit polak Krzysztof Piatek, raporton “The Sun” të dielën.

Rikthimi i Zlatan Ibrahimoviqit te Milani mund të limitojë edhe më tepër minutazhën e sulmuesit polak dhe Newcastle shpreson të shfrytëzojë këtë mundësi.

Piatek ka shënuar 13 gola në 35 ndeshje në Serie A që kur iu bashkua Milanit në janar të vitit 2019 nga Genoa për 38 milionë euro.

Këtë stinor ai ka shënuar katër gola në 17 ndeshje në elitën italiane.

Komento: