Newcastle ndryshon pronësinë, e fejuara e Khasoggi: Turp për futbollin anglez!

20:02 | 08 Tetor 2021

Turp për futbollin anglez”. Kështu e përcaktoi Hatice Cengiz, ish e fejuara turke e gazetarit Jamal Khasoggi, kalimin e Newcastle në duart e një pronari të ri.

Klubi britanik u ble nga një konsorcium, që përfshin fondin saudit të investimeve ‘PCP Capital Partners’ dhe vëllezërit David dhe Simon Ruben.

Vajza vazhdon të luftojë për të kërkuar drejtësi dhe për të nderuar kujtimin e të fejuarit të saj, i cili u vra në vitin 2018 në konsullatën saudite në Stamboll: “Jam shumë e trishtuar. Mendoj se paratë janë më të rëndësishme se gjithçka në këtë jetë,” tha ajo për “Sky Sports”. Si munden lojtarët, tifozët dhe trajneri i Newcastle të pajtohen me këtë situatë?

“Ku janë vlerat, ku janë të drejtat e njeriut, përgjegjësia dhe drejtësia për të gjithë? Më thyhet zemra t’ia kujtoj Perëndimit këto vlera. Eshtë një turp i vërtetë për Newcastle dhe për futbollin anglez. Unë do të doja që tifozët të mbanin një qëndrim, për të mbrojtur vlerat tona dhe të kërkonin drejtësi për Jamalin,”– është shprehur Cengizs.

Komento: