Neymar – Barcelona, super-lojtari jep lajmin e madh

20:37 | 07 Janar 2020

Po vazhdon të përflitet për kalimin e Neymarit tek skuadra e Barcelonës.

Pavarësisht se mund ti kushtojë me vend, duket se Antoine Griezmann nuk e ka problem nëse Neymar transferohet në Barcelonë

Sipas Mundo Depertivo, sulmuesi francez e ka dhënë dritën e gjelbër që ai të transferohet.

Madje kjo media shkruan se ai e ka mbështetur bordin e Barcelonës që ta bëj transferin.

Për të kjo do të thotë konkurrencë e drejtpërdrejt për vendin e tij, por sulmuesi dhe fituesi i Kupës së Botës, konsideron se kur bëhet fjalë për ekstra kualitet atëherë për të skuadra është mbi të gjitha e jo individi.

Komento: