Neymar dhe Mbappe po e shpartallojnë Bordeauxin

22:15 | 06 Nëntor 2021

Neymar dhe Mbappe dhurojnë spektakël ndaj Bordeaux, krijojnë dhe shënojnë dy gola gjatë pjesës së parë.

Dyshja sulmuese, Neymar dhe Kylian Mbappe kanë dhuruar spektakël gjatë pjesës së parë të Paris Saint-Germain me Bordeaux të shtunën mbrëma.

PSG e mbylli pjesën e parë me epërsi 2-0 ndaj Bordeaux në takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Ligue 1.

Të dy golat erdhën falë partneritetit ‘vrasës’ mes Neymarit dhe Mbappes, me brazilianin që shënoi dy herë dhe francezin që asistoi në të dy rastet.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 26-të, me Neymarin që shënoi për 0-1 një gol të bukur brenda zonës pas asistimit nga Mbappe.

I dyti erdhi në minutën e 43-të dhe ishte thjeshtë fantastik.

Neymar dhe Mbappe bën disa pasime telepatike, ku i fundit erdhi me thembër nga francezi dhe me brazilianin që përfundoi me sukses për 0-2.

Me këto dy gola, ylli brazilian shkon në kuotën e 3 golave dhe 4 asistimeve, ndërsa Mbappe momentalisht ka 5 gola dhe 6 asistime.

Komento: