Neymar i padëshirueshëm te Barcelona – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Neymar i padëshirueshëm te Barcelona

17:22 | 05 Shtator 2019

Pse një pjesë e madhe e tifozëve të Barcës nuk po duan rikthimin e Neymar?

Barcelona ka synuar rikthimin e Neymar në ‘Cam Nou’ këtë verë, por një numër i madh i tifozëve katalanë nuk do të duan një gjë të tillë.

Neymar në vitin 2017 për 222 milionë euro ishte transferuar te PSG, diçka që i kishte zemëruar tifozët e Barcelonës.

Duket se ai largim, është ende në mendjen e tifozëve të Barcelonës, dhe një pjesë e madhe e tyre, nuk do të donin një rikthim te brazilianit.

“Unë mendoj se do të ishte mirë për ligën e Spanjës, nëse ai do të kthehej, por nëse unë do të isha trajner i një klubi, nuk do ta ktheja”, ka deklaruar Vicente Del Bosque, përcjell lajmi net.

“Me Barcelonën ai nuk u soll mirë, në të vërtetë ai u soll keq, shumë keq”.

“Nëse i keni anketuar tifozët e Barcelonës jam i sigurt se më shumë se gjysma e tyre nuk do ta donin atë përsëri. Ka një arsye për këtë”, ka thënë ai.

Komento: