Neymar kërkon përsëri t’i rikthehet Barcelonës, mësohet arsyeja

13:23 | 03 Janar 2020

Neymar po kërkon përsëri që t’i kthehet Barcelonës.

U deshën vetëm disa muaj që Neymar të kuptojë se kishte bërë një gabim kur ishte larguar nga Barcelona për t’iu bashkuar PSG.

Kjo iu bë e ditur edhe ish shokëve të tij të skuadrës në dhomat e ‘Camp Nou’, kur ai përpiqej të rikthehej.

Kjo bindje iu forcua edhe më shumë verën e kaluar.

Sipas asaj që shkruan L’Equipe, që sjellë rrëfimin e një personi për gazetën, thotë se Neymar forcoi dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona pas humbjes së PSG nga Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Neymar është transferuar te PSG për të fituar gjëra të mëdha, por pas kësaj humbje pa se ka zgjedhur vendin e gabuar.

Komento: