Neymar në pritje të Barcelonës

12:03 | 21 Prill 2021

Neymar vonon rinovimin me PSG-në, në pritje të Barcelonës.

Ylli i PSG-së, Neymar ka vendosur të fitojë kohë për të parë interesimin e Barcelonës. Është e vërtetë që sulmuesi ka arritur marrëveshje me klubin francez deri në vitin 2026, por sipas “Sport”, ai do e vonojë rinovimin aq gjatë sa mundet.

Ai shpreson që Barcelona t’i bëjë ofertë dhe ëndërron për rikthimin në “Camp Nou”, përcjellë lajmi.net.

PSG duan të konfirmojnë rinovimin e Neymarit në prill dhe nëse është e mundur para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Cityt, ndeshja e parë që do zhvillohet me 28 prill.

Presidenti i katalunasve, Joan Laporta është duke punuar që të përforcojë skuadrën për edicionin tjetër.

Lojtarët duhet të largohen për të fituar para dhe të bëjnë hapësirë te pagat.

Për këtë arsye, Neymar nuk do bëjë presion te Barcelona. Babai i brazilianit që është në krye te negociatave e di që situata është ndryshe me Laportan se Bartomeun.

Këtë herë nuk ka probleme mes klubit dhe lojtarit, ndërsa lidhja mund të bëhet unike me Neymar që ka vetëm një vit kontratë me PSG-në.

Javët e ardhshme do jenë vendimtare për Neymarin.

Komento: