Neymari dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje paraprake?

19:48 | 29 Mars 2020

Mediumi spanjoll: Neymari dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje paraprake.

Diario Sport raporton se Neymari është pajtuar me kontratën që i ka ofruar Barcelona.

Sulmuesi brazilian e do me ngulm rikthimin në Camp Nou, andaj të dyja palët janë pajtuar rreth kontratës.

Blaugranasit thuhet se i kanë ofruar 28-vjeçarit kontratë pesëvjeçare me një pagë 50 për qind më të ulët se ajo që fiton te Paris Saint-Germain.

Madje thuhet se sulmuesi problematik as që e ka negociuar kontratën, duke u pajtuar me të gjitha kushtet, vetëm që të rikthehet te katalunasit.

Burime të Diario Sport bëjnë të ditura se Neymari te SG fiton mbi tre milion euro në muaj, rreth 100 mijë në ditë. Ai është lojtari i dytë me pagën më të lartë në botë, pas Lionel Messit.

Me kontratën te Barcelona, ai do të fitojë 24 milionë euro në sezon, e përafërt me atë që e kishte kur ishte herën e parë në Camp Nou.

Komento: