Neymari në janar tek Barcelona? Konfirmohet gjithҫka

22:00 | 08 Shtator 2019

Neymar vazhdon të jetë lojtar shumë i përfolur.

Josep Maria Bartomeu e ka përjashtuar çdo mundësi që Barcelona të nënshkruajë me Neymar në janar.

Klubi katalanas zhvilloi bisedime me Paris Saint-Germain për një kthim në Camp Nou të anësorit, por asgjë nuk ndodhi.

“Ai nuk është në planet tona për janar”, i tha Bartomeu shtypit katalunas rreth shanseve të Barcelonës për të nënshkruar me Neymar në dritaren e janarit.

“Barcelona nuk mundi të përmbushë kërkesat e PSG [këtë verë]”.

“Barcelona kurrë nuk ofroi lojtarë për Neymar, ishte PSG ajo që i kërkoi ata”.

”Ne bëmë gjithçka të mundshme për të nënshkruar me atë”.

“Është një fakt që Neymar i kërkoi PSG të negocionte vetëm me Barcelonën”.

”Nënshkrimi nuk ishte i lehtë, në një nivel ekonomik ose social”.

”Lionel Messi nuk më tha të nënshkruaj me Neymar, është një mit”, potencoi ai.

Komento: